Transmetuar më 24-04-2024, 11:02

Kërkesa e shumë trajnerëve të ekipeve kombëtare të pranishme në "Euro 2024" për ta shtuar numrin e lojtarëve që mund të thirren deri në 26 është miratuar dhe do të shpallet zyrtarisht pas certifikimit edhe nga komiteti ekzekutiv i UEFA-s. Kjo u zbulua nga "SportMediaset".

Ndër arsyet e paraqitura nga Spalletti dhe kolegët e tij ishte nevoja për të ruajtur shëndetin e lojtarëve në funksion të kalendarëve gjithnjë e më të ngjeshur me ndeshje, ndërsa ndër ata që votuan kundër, përfshirë Sylvinho, trajnerin tonë kuqezi, problemi kryesor lidhej me menaxhimin e një grupi më të madh lojtarësh me rritje përkatëse të barrës financiare.

Megjithatë, kërkesa u miratua dhe do të zyrtarizohet nga UEFA. Në këtë pikë do të hapen edhe tri vende të tjera për Sylvinho. Dyert e kombëtares kuqezi do të jenë të hapura edhe për tre lojtarë të tjerë. Për trajnerin dhe stafin e kombëtares do të jenë javë të arsyetimit tekniko-taktik, ndërsa për ata tre lojtarë shtesë do të jetë një mundësi për të dhënë gjithçka në finishin e kampionateve respektive dhe fituar besimin e trajnerëve të kombëtareve.

Ndërkohë, dje Komiteti i Arbitrave të UEFA-s ka bërë të ditur 18 emrat e arbitrave që do të jenë në dispozicion të ndeshjeve finale të "Euro 2024", që do të luhet këtë verë në tokën gjermane. Më poshtë është lista e tyre, sipas rendit alfabetik:

Artur Soares Dias (Portugali)

Jesús Gil Manzano (Spanjë)

Marco Guida (Itali)

Istvan Kovacs (Rumani)

Ivan Kruzliak (Sllovaki)

François Letexier (Francë)

Danny Makkelie (Holandë)

Szymon Marciniak (Poloni)

Halil Umut Meler (Turqi)

Glenn Nyberg (Suedi)

Michael Oliver (Angli)

Daniele Orsato (Itali)

Sandro Schärer (Zvicër)

Daniel Siebert (Gjermani)

Anthony Taylor (Angli)

Clement Turpin (Francë)

Slavko Vincic (Slloveni)

Felix Zwayer (Gjermani)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd