Transmetuar më 25-04-2024, 09:10

Komisioni Hetimor për koncesionet në Shëndetësi do të mblidhet sërish sot në 11:00. Mbledhjen e kaluar palët nuk arritën dakordësinë për të miratuar planin e hetimit dhe kjo pikë do të diskutohet sërish sot.

Pritet që plani i hetimit të integrojë të dy draftet e palëve, ndërsa në rend dite është futur edhe miratimi i kërkesave për informacion.

Plani hetimor i opozitës parashikon që në listën e dëshmitarëve të thirret kryeministri Edi Rama, ish ministrat Beqaj e Manastirliu, ministrja Koçiu etj. Ndërsa nga mazhoranca kërkohet shtrirja e listës së dëshmitarëve me të gjithë ish ministrat e shëndetësisë që nga viti 2006, pra duke përfshirë ministrat e qeverisë Berisha 1 dhe koalicionit të mëvonshëm të tij me Metën, si dhe zyrtarë e auditues të KLSH.

PS ka propozuar që hetimet të shtrihen që nga 2009. Sipas PS-së duhet të pyeten edhe Ministrat e Shëndetësisë që nga dhjetori i 2006 si dhe të gjithë ish drejtuesit e QSUT që nga 1 tetor 2009.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd