Transmetuar më 27-04-2024, 09:19

“Nuk ka dyshim se ai do të qëndrojë këtu sezonin e ardhshëm”, – tha Ancelotti në konferencën për shtyp, pas fitores 1-0 në Sa Sebastian dhe afrimit më shumë se kurrë me titullin e La Liga-s (mungojnë ende vetëm 4 pikë për ta siguruar matematikisht).

Ky është fundi i çdo debati në lidhje me këtë çështje, nëse do talenti turk do të jetë në treg apo jo gjatë merkatos së verës. Arda Guler do të vazhdojë te Real Madridi, pa huazim. Trajneri italian e nisi valën e lavdërimeve me të: “Më pëlqeu shumë qëndrimi i tij i mrekullueshëm, duke luftuar për çdo top. Do të jetë shumë i rëndësishëm në të ardhmen”.

“Carletto” konfirmoi se Courtois dhe Militao janë kandidatë për të luajtur kundër Bayern Munich dhe ui la mesazh atyre që mendonin se skuadra e tij e kishte mendjen te gjysmëfinalet e Champions League: “Njerëzit menduan se ne erdhëm këtu për të shëtitur, por lojtarët e mi jo”.

Arda Güler – “Mendoj se të gjithë ata që kanë luajtur më pak kanë bërë shumë mirë, si Arda, Dani, Fran… Ata kanë luftuar për formacionin, Arda gjithashtu ka shënuar një gol. Do të jetë lojtar i rëndësishëm për të ardhmen. Nuk ka dyshim se do të jetë këtu me ne edhe sezonin e ardhshëm.

Loja e Modric – "Në ndeshjet e fundit ai ka treguar gjendje fizike optimale. Luka e mbajti topin shumë mirë në pjesën e dytë, pas presionit të fortë nga kundërshtari në të parën. Gjendja e tij është spektakolare, qartësisht mund të luaj të martën në Mynih.

Partneri i Rüdiger në “Alianz Arena” – "Duhet të shikoj formacionin për të martën. Sot Militao u rikthye, duke filluar dhe bërë shumë mirë. Këto janë të gjitha opsionet që ne kemi dhe që do t’i vlerësojmë në ditët në vijim".

Militao dhe Courtois kundër Bayern Munich – "Ato janë opsione, le të shohim nëse Thibaut mund të jetë kundër Cádiz. Ne do ta shohim atë hap pas hapi. Militao ka treguar se mund të kthehet në nivelin e tij më të mirë, tani ka më shumë kohë për t’u përmirësuar. Jemi shumë të lumtur në këtë drejtim”.

Formacioni dhe rotacionet – “E kuptoj që të gjithë menduan se erdhëm këtu për shëtitje, por lojtarët e mi jo, prandaj jam shumë krenar për ta. Të gjithë ata që luajtën treguan përkushtim, qëndrim dhe dëshirë për të marrë fitoren dhe ruajtur dinamikën e mirë. I falënderoj, sepse kanë formë spektakolare. Na kanë edhe 4 pikë ta përfunduar misionin. Jemi vërtet shumë afër fitimit të titullit në La Liga".

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd