Transmetuar më 27-04-2024, 10:13

Është vendosur në prangat e policisë një 31-vjeçar i cili akuzohet se gjatë protestës para Bashkisë Tiranë të opozitës hodhi bomba molotov.

Në prangat e policisë ka rënë 31-vjeçari me iniciale M. H., banues në Laç, i cili akuzuohet veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë 61-vjeçari me iniciale Xh. V., , banues në Tiranë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë protestës së zhvilluar ditën e djeshme, përpara Bashkisë Tiranë, nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në vijim të veprimeve hetimore e procedurale dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, arrestoi në flagrancë shtetasin:

– M. H., 31 vjeç, banues në Laç, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Gjithashtu, procedoi në gjendje të lirë shtetasin Xh. V., 61 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd