Transmetuar më 28-04-2024, 18:19

Një konflikt mes disa adoleshentësh ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në ambientet e jashtme të një lokali në Elbasan.

Të rinjtë K. H., 19 vjeç, E. H., 19 vjeç dhe K. P., 21 vjeç, në ambientet e jashtme të një lokali në lagjen “Qemal Stafa”, për motive të dobëta, kanë goditur me grushte dhe shkelma një 16-vjeçar. Po ashtu, raportohet se ka nisur hetimi në gjendje të lirë për H. G., 20 vjeç (kamarier), pasi është konfliktuar fizikisht me një 18-vjeçar, jashtë lokalit.

Në gjendje të lirë po hetohet edhe A. Q., 54 vjeç, pronari i lokalit, pasi dyshohet se në ambientet e lokalit të tij, kanë konsumuar alkool shtetasit e mitur.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd