Transmetuar më 08-05-2024, 23:32

SPANJE – Borusia Dortmund Real Madrid është finala e Champions League e këtij sezoni që do të luhet më 1 qershor në Wembley.

Në Madrid u luajt ndeshja e dytë gjysmëfinale e Champions League mes Realit të Madridit dhe Bayernit të Mynihut. Takimi i parë mes tyre në Mynih u mbyll në barazim 2-2 duke lënë gjithçka të hapur për këtë ndeshje kthimi.

Në minutën e 13-të ishte rasti më i mirë për të shënuar për madrilenët kur pas një keqkuptimi në fushë me dy topa përfitojnë vendasit dhe një goditje rrufe e Vinicius Jr përfundon në shtyllë pas devijimit të Neuer.

Në fakt portieri gjerman ka qenë heroi i bavarezëve edhe në raste të tjera në këtë 45 minutësh të dominuar nga Reali i Madridit ndërkohë që rastet e Bayernit kanë qenë deisi më të pakta.

Edhe pjesa e dytë filloi dhe mbeti e njëjtë me një super Neuer që i shpëtoi në shumë raste deri në minutën 68 kur një kundërsulm i bavarezëve solli golin që zhbllokoi ndeshjen me autor Alfonso Dervis.

Kur gjithçka dukej se kishte mbaruar, të paktën nga gjermanët, spanjollët e Realit ende nuk e kishin thënë fjalën e fundit. Brenda 3 minutave barazuan dhe kaluan në avantazh.

Duke eiliminuar kështu Bayernin e Mynihut i cili për rreth 20 minuta falë golit të parë të shënuar, krijoi iluzionin e finales me rezultatin e përgjithshëm, 5-4.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd