Transmetuar më 23-05-2024, 07:50

Tiranë, 23 Maj 2024 /noa.al- Një grua është në luftë me vdekjen pasi pak orë më parë u sulmua brutalisht nga i shoqi i cili e goditi disa herë me thikë duke e plagosur rëndë.

Ngjarja ndodhi sot pa gdhirë, rreth orës 02:15, në rrugën “Xhanfize Keko”, raporton noa.al.

Burri, Jakup Shahu, 52 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës në trup dhe në qafë, bashkëshorten e tij, shtetasen E. Sh., 46 vjeçe.

46-vjeçarja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa autori i dyshuar u arrestua në flagrancë për veprën penale "Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare", mbetur në tentativë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd