Transmetuar më 27-05-2024, 12:23

FRANCË- Reperi italian Fedez është parë në Monte Carlo në shoqërinë e modeles Garance Authié. Reperi, pas ndarjes me Chiara Ferragnin, duket se ka gjetur sërish lumturinë përkrah të resë franceze, me të cilën është parë në GP të Formula 1, dorë për dore.

Në fakt, nga profili social i Garance Authié mund të shohim se ajo ka qenë së fundmi në Festivalin Coachella, vend i vizituar edhe nga Fedez. Modelja shfaqet edhe në disa xhirime në Miami, një qytet tjetër ku reperi shkoi edhe për pushime dhe, sërish, të dy ishin të ftuar në sfilatat e fundit të Javës së Modës në Paris.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd