Transmetuar më 19-04-2024, 08:39

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Ebrahim Raisi, paralajmëroi publikisht se çdo sulm në tokën e Iranit do të pasohet nga një përgjigje e ashpër.

Ai tha në një deklaratë të posaçme nga Teherani se "nëse regjimi sionist gabon sërish dhe tenton të sulmojë sërish tokën e shenjtë të Republikës Islamike, do të jepet një përgjigje e tillë që ai dhe mbështetësit e tij do të pendohen", citon noa.al agjencinë e lajmeve IRNA.

Sipas IRNA, Presidenti i Iranit i bëri pohimet në një takim me banorët e Shahroudit, provincën Semnan, në lindje të Teheranit:

"Sot, bota islame dhe bota e njerëzimit janë të vetëdijshme për korrektësinë e qëndrimit të Republikës Islamike në mbrojtje të Palestinës dhe kundërshtimin e regjimit shtypës sionist.

Në negociatat me disa vende perëndimore, qoftë personalisht apo përmes telefonit, është theksuar se kombi iranian ka racionalitet, takt, logjikë dhe fjalë me vend.

Nëse doni t’i flisni popullit iranian me gjuhën e forcës dhe bullizmit, dijeni se kombi i madh i Iranit dhe shtetarët do të qëndrojnë përballë me fuqi".

BOTA NË ALARM | Izraeli sulmon Iranin, raketat lëshohen në Isfahan ku gjendet arsenali bërthamor

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd