Transmetuar më 04-03-2017, 20:53

iPhone  është një nga markat më të suksesshme të celularëve në mbarë botën.

Teknologjia e iPhone është shumë larg rivalëve të Apple – dhe një veçori mahnitëse teknologjike është edhe vrima e vogël afër kamerës së iPhone, për të cilën ndoshta nuk e keni ditur se për çfarë shërben.

Vrima prapa celularit është në fakt një mikrofon dytësor, i cili nuk shërben për regjistrimin e zërit, por për reduktimin e zhurmës.

Ky mikrofon është për të filtruar zhurmat gjatë një telefonate, çka bën që ju të dëgjoni pastër thirrjen.