Transmetuar më 23-08-2018, 14:09

Google Map, shërbimi që kap pamje të detajuara të planetit tonë, ka filmuar një objekt misterioz në brigjet e Greqisë.

Bëhet fjalë për një objekt të ngjashëm me një rreth perfekt dhe me dy rrathë të tjerë brenda tij.

Një përdorues i Google Map, “Underbelly”, ka llogaritur dimensionin e objektit duke përshtatur përmasat dhe ka llogaritur se objekti misterioz është rreth 70 metra.

Objekti që shikoni në fotografi, siç shkruan noa.al u pa në detin Egje, në brigjet greke në fund të muajit korrik.

“Koordinatat e tij janë, 40° 27’ 4,62” 22° 51; 39,78”, thotë përdoruesi, shkruan noa.al.

Përdorues të tjerë u shprehën skeptikë lidhur me këto pamje, ndërsa të tjerë mendojnë se mund të jetë një objekt jashtëtokësor ose një krater vullkanik. /a.y/noa.al