Transmetuar më 01-09-2018, 13:42

Heqja e tualetit nga fytyra në fund të ditës, duhet të jetë një rutinë klasike e çdo mbrëmje, para se të bini për të fjetur.

Por ka raste që për shkak të dembelizmit ose lodhjes, të mos hiqet tualeti dhe të flihet me të në fytyrë. Por nuk ka gjë më të gabuar dhe rrezikshme se kaq!

E para që e pëson është lëkura, e cila gjatë natës ka nevojë që të ajroset për tu rigjeneruar, ndërsa të qenit e mbuluar me pudër dhe produkte të tjera kozmetike e bën më pak elastike.

Gjithashtu heqja e tualetit para gjumit, shmang krijimin e puçrrave sidomos në mjekër dhe faqe, shkruan noa.al.

Kështu që hiqeni tualetin që nga buzët tek qerpikët, për shkak se buzët tuaja rrezikojnë të bëhen më të thata, ndërsa sytë të irrituar.

Por ka më shumë se kaq: të fjeturit me tualet në fytyrë plak me disa vite. /a.y/noa.al