Transmetuar më 06-09-2018, 14:14

Policia e Laçit ka arrestuar babanë e adoleshentit që vrau shokun e tij minoren mbrëmjen e kësaj të mërkure në Mamurras. Dyshohet se ai ka nxitur të birin të bëjë vrasjen, ndaj po hetohet për të faktuar këtë detaj.

Një burim i policisë së Laçit tha për “Abc” se Xhevdet Xheçuka dyshohet se ka nxitur krimin. Referuar dëshmisë së autorit adoleshent, ai i ka thënë të birit, “merr thikën vrite ose nuk je djalë’.

Mbetet për t’u faktuar nga prokuroria nëse vërtet prindi ka luajtur një rol të tillë në ngjarjen e rëndë, ndërsa policia bëri arrestimin e tij menjëherë pas mori rrëfimin e djalit që sulmoi me thikë 14-vjeçarin.

Konflikti mes tyre ka qenë i çastit dhe fillimisht, ata janë zënë me grushte me njëri-tjetrin, shumë pranë shtëpive. Kur më i madhi shkoi i mërzitur dhe i goditur me grusht në fytyrë, babai dyshohet se i tha: “Shko merr thikën dhe vrite”.

Më pas e gjitha përfundoi tragjikisht. I mituri Ariel Sala vdiq menjëherë. Nëse akuza dhe policia provojnë rolin nxitës të babait të autorit, ata do të qëndrojnë në burg bashkë.

Një adoleshent u vra me thikë në Mamurras pas një sherri, pranga autorit të dyshuar

Tronditëse! Sherr mes adoleshentëve, vritet me thikë 13-vjeçari në Mamurras