Transmetuar më 13-09-2018, 00:05

Ky është horoskopi për ditën e enjte, 13 shtator 2018 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Një ditë jo e mirë për të lindurit e kësaj shenje.Persona të rrezikshëm e hakmarrës ju vijnë përqark. Kujdes pasi mund të gjendeni përballë ndonjë historie të shpikur që mund t’ju bëjë mjaft keq. Këshilla për ju ëhstë të apstroni shqoërinë.

Demi

E ardhmja, dëshira për të ndryshuar shumë shpejt jetën tashmë është shumë pranë jush. Ajo që keni kërkuar prej kohësh më në fund do të realizohet. Të rejat do të lidhen me drejtimin e makinës.

Binjakët

Personat që janë në çift do të përfundojnë një periudhë dhe do të fillojnë një tjetër. Do të jetë pozitive nëse do të kuptoheni. Beqarët do të zhgënjehen nga personat që i duan shumë.

Gaforrja

Ëndrra juaj e vjetër më në fund do të realizohet. Do të kaloni një ditë me shumë fat. Në dashuri ka shumë mundësi që të shihni larg, qartë dhe me më shumë pjekuri. Dhe do të bënit mirë!

Luani

Mundësi për të realizuar projekte për një jetë çift: bashkëjetesa dhe martesa të mundshme. Për sa u përket anëve negative do të përjetoni vështirësi nga familja juaj.

Virgjëresha

Do të përfshiheni nga frika e të qëndruarit vetëm si pasojë e një ndarjeje të papritur dhe të madhe. Kjo gjë do të ndikojë negativisht në shëndetin tuaj të përgjithshëm fizik dhe psikologjik.

Peshorja

Dita e sotme nuk do të jetë edhe aq e mirë për ju të shenjës së Peshores. Në dashuri do të dominojë xhelozia, grindjet, kundërshtitë. Ndërsa në punë nuk do të ndiheni të plotësuar.

Akrepi

Kjo do të jetë një periudhë e turbullt me dyshime dhe pasiguri. Nuk do të keni kohë të qetësoheni, për të mos u “futur” në gabime që mund të jenë fatale. Mundohuni të gjeni forcat e brendshme!

Shigjetari

Një dashuri komplekse dhe e ndërlikuar, e pafajshme dhe fatale për personat çift. Ndërsa beqarët do të kenë vështirësi në gjetjen e dashurive të reja dhe të personave me vlera.

Bricjapi

Çiftet mund të futen në krizë prej një mashkulli të keq dhe hakmarrës, mbase edhe nga ndonjë i afërm ose mik. Beqarët do të takojnë persona të rrezikshëm e të gabuar.

Ujori

Dashuria që po ndërtoni është plot me mashtrime, gënjeshtra nga lidhje të fshehta. Materializmi do të shkatërrojë ndjenjat. Beqarët duhet të tregojnë kujdes ndaj personave të rinj, sepse janë egoistë.

Peshqit

Një ditë jo e mirë kjo e sotmja. Një mik i ri do t’ju gënjejë ndaj kujdes. po ashtu ju duhet të tregoni kujdes edhe ndaj shoqërisë së vjetër. Do të shpenzoni pa arsye të rëndësishme shumë para, frenoheni veten. Mund të merrni lajme të këqija nga larg./a.m./noa.al/