Transmetuar më 07-02-2019, 19:57

Një burrë filmoi një mjet fluturues në qiell pasi vuri re një dritë ndërsa fotografonte zogjtë në kopshtin e tij.

Ai është i bindur se është UFO.

Bret Harrison Jones ishte jashtë me kamerën e tij duke shijuar natyrën, kur ai vuri re një objekt në formë pilule, në Guilford County të Karolinës së Veriut.

Filmimi tregon formën cilindrike të mjetit në distancë, që Jones beson se ishte së paku sa perimetri i një avioni komercial.

Videoja e frikshme ka grumbulluar pothuajse 40 mijë shikime.