Transmetuar më 29-03-2019, 20:03
Ka përfunduar në barazim ndeshja mes Kukësit dhe Partizanit, me skuadrat që ndanë nga një pikë.
Takimi u luajt në stadiumin “Loro Boriçi” por nuk gëzoi asnjë prej skuadrave që ndajnë vendin e parë dhe të dytë.
Të parët që shënuan ishin vendasit që me Rexhinaldon kaluan në avantazh.
Kukësi e administroi mirë pjesën tjetër të lojës por një penallti e shkaktuar i hoqi nga duart 3 pikë.
Hasani nuk gabon dhe rikthen baraspeshën. Me këto shifra do të mbyllej i gjithë takimi.
Partizani vijon të mbajë të mbërthyer vendin e parë me 9 pikë diferencë. /k.k/noa.al/