Transmetuar më 01-06-2019, 22:58

Liverpuli triumfoi në finalen e Uefa Champions League duke mposhtur Totenhemin me shifrat 2-0.

Të kuqtë u treguan të saktë në të dyja pjesët ndërsa golat erdhën në fillim dhe në fund të ndeshjes.

Në minutën e parë ishte Salah që shndërroi në gol një penallti, dhe në fund Origi i tha goditjen përfundimtare Tetenhemit.

Ky i fundit zhvilloi paraqitje mjat të mirë duke rrezikuar më shumë, por djemtë e Klop u treguan më cinikë.

Liverpuli e ka kërkuar prej vitesh këtë trofe, ndërsa sezonin e kaluar u mposht nga Reali i Madridit.

Ky trofe mungonte prej 14 vitesh për tifozët e Liverpulit. /k.k/noa.al/

Liverpul shënon që në minutën e parë, gol me penallti

Finalja e Champions League, në çdo rast trofeu shkon në Angli