Transmetuar më 19-07-2019, 19:23

Kryeqyteti i Greqisë, Athina ka përjetuar lëkundje të forta tërmeti, ku më e madhja ishte 5.1 ballë.

Qytetarët në panik kanë dalë në rrugë pasi banesat e tyre janë shkundur mirë.

Qendra Evropiane e Monitorimit të Tërmeteve regjistroi epiqendrën e tërmetit, 22 kilometra në veriperëndim të qytetit.

“Tërmeti ishte i fortë, por fatmirësisht lëkundjet nuk zgjatën shumë”, tha një qytetar për mediat vendase.

Tërmeti shkaktoi ndërprerje të kufizuar të energjisë në qytet dhe zjarrfikësit raportuan se po merrnin thirrje për njerëzit që u bllokuan në ashensorë.

Deri më tani, nuk ka njoftime për persona të lënduar por vetëm për dëme materiale. /k.k/noa.al/