Transmetuar më 22-07-2019, 12:22

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka mbërritur këtë paradite në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Edhe për sot, seanca në ngarkim të tij është shtyrë. Tahiri në një prononcim për mediat tha se çështja duhet të mbyllej më shpejt.

“Edhe shtyrja e sotme është e tepërt, është para gushtit dhe gushti është pushim, mua më duket shumë e tepërt. U shty për shtator kjo histori, por ishin të gjitha kushtet që të behej gjykim i pandërprerë, siç e kërkon Kodi.

Ju nuk u lodhët me këtë histori. Po zgjatet përtej limitit të vazhdueshëm. Jam i gatshëm ta mbroj veten çdo ditë, çdo orë, çdo sekondë. Më duket e tepërt. U shty herën e parë për çështje poste, polici, shtyrje letrash dhe herën e katërt se gushti është pushim”, tha Tahiri.

Lidhur me provat e paraqitura deri më tani, Tahiri tha se nuk ka asnjë ndryshim nga c’është dorëzuar më parë në Kuvend.

“Unë i kam parë letrat i keni parë edhe ju. Nuk ka asnjë gërmë më shumë se letrat e para që janë cuar në parlament. Dy vjet humbje kohe. Për më shumë do i dëgjoni në seancë kur të dëgjoni pretentimet e prokurorisë e të miat. Shyqyr që u gjetën dokumentat.

Merre me mend ca ndodh me njerëzit, kur unë e kam mundësinë të flas para jush, merre me mend se ç’ndodh me njerëzit", vijoi më tej Tahiri, ndërsa çuditi me përgjigjen e tij për gazetarët, të cilët e pyetën se është thinjur gjatë këtyre dy viteve të procesit gjyqësor.

“Kjo histori ka nisur me burra me musteqe e ka shkuar me burra me botox”, tha Tahiri, por pa dashur të zbulojë më shumë detaje.

Ndërkohë seanca e rradhës do mbahet më 10 shtator. Tahiri akuzohet për “korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “grup të strukturuar kriminal” në kuadër të dosjes ‘Habilaj’./b.l/noa.al/