Transmetuar më 17-09-2019, 18:45

Luhen ndeshjet e para të fazës së grupeve. Spikat mbrëmjen e sotme ndeshja mes Liverpool dhe Napolit.  Kampionët në fuqi të Europës udhëtojnë në fushën e nën-kampionëve të Italisë, në radhët e së cilës bën pjesë mbrojtësi kuqezi, Elseid Hysaj.

Por Champions hapet më herët, pasi luan në këto momente një skuadër e njohur, Inter.

Antonio Conte kërkon me çdo kusht fitoren, në ndeshjen e parë të fazës së grupeve, në Champions League.

Siç pritej, treshja e sulmit do të jetë me Lukaku e Lautaro Martinez para, mbështetur nga Sensi, lojtari surprizë i këtij fillimi të sezonit në radhët e zikaltërve.

Nga ana tjetër, për ekipin çek zbret në fushë nga minuta e parë një emër i njohur për publikun shqiptar, Peter Olayinka, i cili në të kaluarën ka veshur fanellën e Bylis dhe Skënderbeut. Ai u shit disa vite më parë në Belgjikë, ku edhe shkëlqeu dhe tërhoqi vëmendjen e ekipit të njohur çek. Kujtojmë se ka pasur interes që Olayinka të merrte nënshtetësi Shqiptare, më qëllim që të luante me ekipin tonë, përpjekje që u ndalën për arsye të panjohura.

Inter-Slavia, Formacionet zyrtare: ora 18:45

Inter (3-5-2): Handanoviç; D’Ambrozio, De Vraj, Skrinjar; Lazaro, Vesino, Brozoviç, Sensi, Asamoah; Lautaro Martinez, Lukaku. Trajner: A. Conte

Slavia Pragë (4-4-2): Kolar; Koufal, Hovorka, Kudela, Boril; Sucek, Traore, Stanciu, Husbauer; Masopust, Olajinka. Trajner: J. Trpishovski

Grupi E

21:00 Napoli – Liverpool

21:00 Salzburg  – Genk

Grupi F

18:55 Inter – Slavia Prague

21:00 Borusia D.  – Barcelona

Grupi G

18:55 Lyon – Zenit St. P.

21:00 Benfica – Leipzig

Grupi H

21:00 Ajax – Lille

21:00 Chelsea – Valencia

/a.m/NOA.al