Transmetuar më 15-01-2020, 21:43

Me YouTube, shumë persona që kanë një kanal, fitojnë para.

Për vitin 2019 ishte një 8-vjeçar, fitimet e të cilit arritën në 26 milionë dollarë.

Fitimet nga YouTube varen shumë nga numri i shikimeve dhe reklamat. Prandaj jo të gjithë YouTuber-sat fitojnë njëlloj. Business Insider ka folur me disa prej tyre, të cilët kanë nivele të ndryshme të abonuarish dhe shikimesh për video.

Një ndër to është Natalie Barbu. Ajo e ka nisur kanalin në YouTube kur ishte gjimnaziste. Pas tetë vitesh postimesh rreth modës, bukurisë dhe jetës së saj, ajo numëron plot 257 mijë abonues.

Në kanal ka më shumë se 20 mijë video me mbi 100 mijë shikime. Barbu ka treguar se mund të fitojë 500 deri në 1 mijë dollarë për video. Sipas saj, kjo varet nga sa shumë reklama përfshihen në video dhe sa i gatshëm është reklamuesi për të paguar.

Një tjetër YouTuber i njohur është edhe Austen Alexander. Për një video të vetëm ai numëron deri në 1 milion shikime. Ai mund të përfitojë deri në 40 mijë dollarë nëse përfshin çdo lloj reklame në videot e tij. Gjithashtu, ai shprehet se videot mbi 10 minuta, janë një tjetër mënyrë për të vendosur shumë reklama.

Ndërkohë Shelby Curch, videot e së cilës arrijnë gjithashtu në 1 milion thotë se merr nga 2 mijë deri në 5 mijë dollarë për video.

Paul Kousky është i njohur për videot që bën me armët Nerf. Ai ka mbi 10 milionë abonues dhe fiton shumicën e parave nga reklamat që ka në kanalin e tij, PDK films.

Videoja më fitimprurëse për të ka arritur 136 milionë shikues. Ajo vazhdon të rritet, ndërsa deri më tani fitimet vetëm për atë video kanë arritur 97 mijë dollarë.

/NOA.al