Tirana gjen golin e fitores përtej shtesës, Bylis akuza gjyqtarëve për “grabitje”
Transmetuar më 22-01-2020, 20:11

Tirana ia doli të fitonte ndaj Bylis në "Selman Stërmasi", duke përfituar nga humbja e Partizanit në Korçë si dhe barazimi i Kukësit në Gjirokastër, për të shpresuar tek rikthimi i munguar i titullit kampion.

Ndeshja e javës së 18-të në Kategorinë Superiore u mbyll 2-1 në favor të bardhebluve.

Tirana ka fituar në mënyrë dramatike me shifrat 2-1 përballë Bylis, në një ndeshje shumë të rëndësishme duke u ngjitur në vendin e dytë të Superiores. Goli i fitores u realizua në minutën e ’96 mes protestave të ballshotëve, të cilët pretenduan për një faull të Ngo, ndaj Hidit.

Trajneri i Bylis, Dovedan, dhe ekipi i tij protestuan lidhur me fitoren dhe golat, që i konsideruan pozicion jashtë loje, pë prekje të topit me dorë, madje edhe koha kishte mbaruar.  "Nuk e kuptoj si u shënua në minutën e 96. Golat ishin edhe faull, edhe pozicion jashtë loje", theksoi trajneri ballshiot pas ndeshjes.

Autori i golit, Ngo, pas golit të fitores, theksoi pas ndeshjes se "nuk më kujtohet a e preka topin me dorë, por doja ta shtyja në portë me gjithë lojtarë".  Edhe trajneri Egbo nuk pa asnjë ndihmë nga gjyqtari: Nuk është faull te goli i Ngo, edhe dora e Dokës nuk është e qartë", – theksoi ai.

Ballshiotët kishin protestuar me të drejtë edhe në golin e parë të Tiranës, ku Kale preku topin me dorë përpara se të çonte sferën në rrjetë. Por ballshiotët barazuan me penalltinë e Hidit pas një prekje me dorë të Dokës në pjesën e dytë. Miqtë mbetën me 10 lojtarë në minutat e fundit pas kartonit të kuq të Mëllugjës.

Tirana ngulmoi dhe në fund shënoi një gol mes rrëmujës. Ngo fillimisht prek topin me dorë, ndërsa ishte edhe në pozicion jashtë loje, Por Jorgji nuk dëgjoi asnjë nga protestat e ballshiotëve dhe dekretoi golin e 2-1 që i dha tre pikë të arta Tiranës.

Tirana-Bylis 2-1

Shënues: 20′ Kale, 90’+6′ Ngo / 65′ (11-m) Hidi

Tirana: Lika, Doka, Muça, Vangjeli, Ismajlgeci, Batha, Çelhaka, Torasa, Kobinah, Kale (76′ Muçi), Ngo. Trajner: Emanuel Egbo

Bylis: Hidi, Janku, Goxhaj, Hadroj (36′ Bicaj), Murataj, Mëllugja, Barjamaj (84′ Ujka), Ndreca (50′ Peçi), Peposhi, Guindo. Trajner: Vejlko Dovedan

Karton i kuq: Mëllugja

Gjyqtar: Enea Jorgji

/NOA.al

Loading...
Loading...