Merkato/ Interi bën goditjen e madhe, Eriksen vishet zikaltër
Transmetuar më 23-01-2020, 22:37

Interi i dha fund telenovelës "Eriksen".

Eriksen pritet të mbërrijë në Milano në ditët e para të javës së ardhshme.

Klubi zikaltër ka arritur të gjejë gjuhën e përbashkët me klubin e Totenhemit për të siguruar shërbimet e mesfushorit danez që në këtë janar, ndërkohë që kontrata e tij përfundon verën e këtij viti.

Interi ka arritur të bindë londinezët për 20 milionë euro, 15 prej të cilave do t’i paguajë menjëherë.

Vlera e futbollistit një sezon më parë arrinte në miliona euro më shumë. Ai do të përfitojë 10 milion euro në sezon, përmes një kontrate që skadon në qershor të vitit 2024.

Natyrisht kjo ishte një goditje e madhe e zikaltërve në merkaton e janarit që tashmë e shohin veten të kompletuar teksa mbeten në pritje të Zhiru.

Pak orë më parë, zikaltërit zyrtarizuan edhe Viktor Moses i cili vjen nga kampionati turk./NOA.al

Loading...
Loading...