Kukësi “ngrin” Partizanin dhe mban kreun, flet heroi Kristal Abazaj pas golit të kontestuar
Transmetuar më 26-01-2020, 22:13

Një gol i dyshimtë i Kristal Abazaj i dha fitoren Kukësin, në ndeshjen kryesore të javës, ndaj Partizanit.

Trajneri Sormani ende nuk ka shijuar pikën e parë me të kuqtë, ndërsa Partizani kontesoi golin e sulmuesit të Kukësit.

Pas javës së 19-të, Kukësi kryeson me 35 pikë, një më tepër se Tirana ndërsa Teuta me fitoren 1-0 ndaj Bylis mori vendin e tretë. Të kuqtë mbajnë vendin e gjashtë me 28 pikë.

Kristal Abazaj pas golit me vlerën e tre pikëve nuk e fshehu gëzimin.

“Ishte një gjë shumë e bukur se luajtëm në stadiumin e ri dhe ai ishte një gol tre pikësh. Vinim pas një rezultati negativ se në Gjirokastër mund të fitonim dhe ishte nënvlerësim. Por me këtë ndeshje besoj se i kemi bërë gjërat më mirë", tha Abazaj.

Sulmuesi foli edhe për rivalitetin mes ekipeve pretendente, teksas Tirana fitoi ndaj Luftëtarit po sot, 5-1.

"Të gjitha ekipet aty-aty janë, kalon nga vendi i tretë në vend të parë me një fitore. Kampionati është i çuditshëm. Luhatjet? E dimë që trajneri është ai që rrezikon, por nuk është se e bëjmë për inat të tij. Ajo në Gjirokastër ishte ndeshje e çuditshme".

Sakaq, sulmuesi iu përgjigj edhe akuzave se goli, nuk ishte i rregullt.

"Mendimi im personal është se është gol se kur kalova portierin shkova në fundore dhe pashë që ishte brenda. Ky është mendimi im. Mund të them se kemi për të rregulluar gjëra se disa ndeshje i nisim shumë lehtë. Kemi ekip, grupi është dhe besojmë që mund t’ia dalim”, tha Abazaj pas ndeshjes.

Kukësi-Partizani 1-0

Shënues: 67′ Abazaj

Kukësi: Xhika, Maliqi, Teqja, Obanor, Musta, Limaj, Musolli, Rroca (82′ Et’hemi), Gavazaj (76′ Lulaj), Abazaj, Shkurtaj. Trajner: Shpëtim Duro

Partizani: Hoxha, Idrizaj, Belica, Bitri, Hakaj, Ferati (72′ Kote), Trashi, Braun, Çinari, Bardhi, Solomon. Trajner: Adolfo Sormani

KV: Maliqi / Braun, Solomon, Hoxha, Idrizaj, Belica

Gjyqtar: Eldorian Hamiti

/NOA.al

Loading...
Loading...