Transmetuar më 02-02-2020, 12:58

Iu injekton morfinë foshnjave të sapolindur! Një infermiere gjermane 28 vjeçe, u arrestua nga policia e Ulm në rajonin e Baden Wuerttemberg, e akuzuar për tentativë vrasje.

Gruaja pa udhëzim nga mjeku iu injektonte morfinë foshnjave fare të vogla, duke rrezikuar seriozisht shëndetin e tyre.

Ishin disa prindër ata që u ankuan pasi panë që foshnjat e tyre nuk ndiheshin mirë, duke bërë që të nisin hetimet. Kjo për shkak se foshnjat nisën të shfaqnin probleme në frymëmarrje dhe nga analizat e kryera u zbuluan gjurmë të rënda qetësuesish në gjakun e tyre.

Rastet kanë të bëjnë konkretisht me pesë foshnja të lindurpara kohe, gjatë periudhës së festave të fundvitit dhe nuk ishin më shumë se një muaj që kishin ardhur në jetë.

Infermierja u zbulua për shkak të një shiringe me mofinë në dollapin e saj, duke bërë që të arrestohet gjatë së mërkurës.

Ndërkohë klinika kërkoi ndjesë ndaj pacientëve të saj, duke e shkarkuar nga puna infermieren, e cila tashmë duhet të përballet me drejtësinë. /a.y/noa.al