Transmetuar më 17-03-2020, 14:00

Ky është horoskopi për ditën e mërkurë 18 mars 2020 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Ky është një përkthim ekskluziv nga Noa.al i shërbimit astrologjik që përftohet në avancë për lexuesit tanë.

Dashi

Keni yjet kundër dhe dita do të jetë e mbushur me pasiguri. Do i bëni vetes shumë pyetje në punë dhe në jetën në çift. Horoskopi sugjeron që të ruani qetësinë, pavarësisht momenteve të vështira.

Demi

Kjo ditë do ju japë më shumë forcë dhe ju nuk do ju duhet që të hiqni dorë. Edhe kur koha është e vështirë, duhet të gjeni energji për të ecur përpara. Guxoni, pasi përgjigjet do të vijnë shumë shpejt.

Binjakët

Në këtë moment do të vendosni se çfarë gjërash duhet të vazhdoni dhe çfarë jo. Do të jetë e rëndësishme që të përpunoni një ide të qartë lidhur me këtë situatë në javët në vijim.

Gaforrja

A ja vlen që të vazhdoni një projekt që keni nisur? Saturnin do e keni pranë dhe do ju mbështesë. Keni akumuluar shumë tension nga jashtë dhe kjo gjë do ju stresojë.

Luani

Gjatë kësaj periudhe, familja mund të ushqejë tensione të cilat do të vijnë duke u rënduar. Duhet të tregoheni më të kujdesshëm me partnerin/en.

Virgjëresha

Pozicioni juaj racional dhe konstruktiv do ju ndihmojë që të menaxhoni situatat në mënyrë të qartë dhe të dobishme. Kjo është fuqia që po kërkoni të mbroni.

Peshorja

Gjatë këtyre ditëve mund të jeni të shqetësuar lidhur me disa trajtime vërtetë të shëmtuara, të cilat mund ti keni marrë nga dikush. Mundohuni që të mos e lini veten të rrëmbeheni nga ndjenjat.

Akrepi

Disa prej jush po vlerësojnë mundësinë nëse duhet të vazhdojnë ose jo një projekt. Horoskopi ju sugjeron që të bëni zgjedhje të vështira lidhur me jetën tuaj personale në javët në vijim. Mund të keni të bëni me raporte të cilët ja vlen investimi, ashtu sikundër të tjera që duhen mbyllur.

Shigjetari

Mund të tentoni që të shkëputeni nga realiteti dhe ambienti që iu rrethon gradualisht, shkruan noa.al. Duhet të bëni një sforco, për të parë drejt së ardhmes me optimizëm dhe do të dini si të veproni.

Bricjapi

Të lindurit e kësaj shenje do të jenë në gjendje që ta rimarrin veten, pavarësisht sfidave me të cilat do të përballen. Do të gjeni forcën për të ndihmuar të tjerët.

Ujori

Kjo periudhë e komplikuar ju detyron që të vendosni se çfarë doni realisht për të ardhmen, në një kohë që të gjitha problemet do të zgjidhen. Këto janë momente të rëndësishme për jetën, të cilat bëjnë që të mendohet për jetën dhe nëse duhet të ndërmerrni një rrugëtim më unik për veten.

Peshqit

Duhet të vlerësoni raportin në çift, duke qenë se do ju duhet të bëni një zgjedhje. Bëni mirë që të mbani lidhjet e rëndësishme gjallë. Megjithatë nuk duhet të mbani zvarrë histori që ngjallin konflikte të vazhdueshme. /a.y/noa.al