Transmetuar më 09-05-2020, 11:53

“L’Aurore” ka botuar, të martën e 1 nëntorit 1949, në faqen nr.3, një shkrim në lidhje me arsyen e Moskës për të larguar Enver Hoxhën nga pushteti dhe zëvendësimin e tij me Mehmet Shehun, të cilin, Aurenc Bebja, e sjell për publikun shqiptar:

Presidenti shqiptar Enver Hoxha do të zëvendësohet së shpejti

“Ne e dimë që Moska është kryesisht e interesuar që Shqipëria– e cila mund të shërbejë si një bazë për të sulmuar Jugosllavinë e Titos– të mbetet në Kominform.

Në lidhje me këtë, besohet se kryeministri shqiptar, Enver Hoxha, do të rrëzohet gradualisht dhe do të zëvendësohet përfundimisht nga gjenerali Mehmet Shehu, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.”

Nga Aurenc Bebja, Francë, Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania