Transmetuar më 01-06-2020, 21:00

Princi i kurorës, Charles i Anglisë, babai i William dhe Harry, ka marrë pozicion mes dy djemve dhe nuseve të tij.

Charles, kishte vendosur që të paguante për sigurinë e Meghan Markle dhe Harry, pas vendimit të tyre për tu larguar nga familja mbretërore angleze, teksa aktualisht po banojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Deri një javë më parë, marrëveshja dukej e qartë, ish-bashkëshorti i Lady Dianës do të paguante 4 milionë dollarë për Harry dhe Meghan, për sigurinë e nipit të tij Archie.

Por tashmë, siç shkruajnë mediat britanike, gjithçka është anuluar, pasi Charles ka hequr dorë nga fondi.

Motivet nuk dihen ende, ndërkohë që duket se ai mban anën e William dhe Kate Middleton, ndërsa Meghan e bën fajtore për prishjen e harmonisë në familje. /a.y/noa.al