Transmetuar më 03-06-2020, 09:07

Një vit më parë, aktori i njohur Gaz Paja, u martua me partneren e tij Ira Seferi.

Pak muaj më vonë, bukuroshja solli në jetë djalin e tyre Dard, i cili u ka mbushur jetën.

Teksa ka kaluar një vit nga martesa e tyre, Gazi ka bërë një dedikim të ndjerë për të shoqen, shoqëruar me fotografi të martesës.

“Më gëzove kur të njoha. Më gëzove kur the Po. Më gëzove kur solle Dard. Të lutem, vazhdo të më gëzosh dhe unë do kujdesem për ty”, shkruan Gazi.

Çifti lidhën kurorë pas disa vitesh bashkë, teksa Ira ndodhej në mesin e shtatzënisë. /a.y/noa.al