Transmetuar më 23-06-2020, 16:04

Gjatë 24 orëve të fundit nga 1363 testime të realizuara në Maqedoninë e Veriut, 118 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Sipas të dhënave zyrtare, po ashtu janë regjistruar 74 pacientë të shëruar.

Më konkretisht në Shkup janë regjistruar 37 të shëruar, në Shtip 3, Prilep 5, Tetovë 24, Veles 1, Gostivar 4.

Sipas statistikave të fundit, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 4 pacientë të prekur me koronavirus, të gjithë nga Shkupi. Viktimat janë mes moshës nga 58 deri në 73 vjeç.

Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me Covid-19 në vendin fqinj shkon në 5311, prej të cilëve 2048 janë shëruar, kurse 251 pacientë kanë ndërruar jetë si pasojë e Covid-19.

Personat që janë ndërruar jetë në shumicën e rasteve vuanin edhe nga sëmundje të tjera. Për momentin në Maqedoni ka 3012 raste aktive me koronavirus.

Sipas qyteteve rastet janë regjistruar në:

-Shkup 55

-Kumanovë 9

-Dibër 1

-Shtip 1

-Prilep 4

-Tetovë 20

-Strugë 2

-Veles 2

-Manastir 1

-Ohër 9

-Gostivar 4

-Gevgjeli 1

-Strumicë 2

-Shën Nikollë 1

-Kërçovë 1

-Resnje 5

/NOA.al