
Shifrat e të prekurve me Covid-19 vazhdojnë të jenë edhe më alarmante në vendin fqinj, Maqedoninë e Veriut.
Në 24 orët e fundit në vendin fqinj janë kryer 1 086 teste dhe 150 prej tyre kanë dalë pozitiv me Covid-19.
Të dhënat zyrtare thonë se 9 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit, prej të cilëve 6 viktima janë nga Tetova dhe 3 nga Shkupi.
Po ashtu dhe 30 persona janë shëruar në 24 orët e fundit. Që nga fillimi i pandemisë janë kryer plot 57 895 teste dhe 5 906 kanë dalë pozitiv me COVID-19, ku 2 236 janë shëruar deri më tani, 277 kanë ndërruar jetë dhe 3 393 janë ende të sëmurë.
Rastet janë paraqitur sipas qyteteve të mëposhtme:
Shkup 93
Kumanovë 7
Shtip 3
Prilep 4
Tetovë 12
Strugë 3
Manastir 1
Оhër 9
Gostivar 3
Koçan 1
Kërçovë 8
Resnjë 5
Negotinë 1
/NOA.al