Transmetuar më 24-07-2020, 16:07

Kardinali Ernest Simoni Troshani, ka kapërcyer me sukses një ndërhyrje kirurgjikale në Itali.

Presidenti Ilir Meta bëri publik lajmin, shoqëruar edhe me foto të kardinalit shqiptar, i shtruar disa kohë më parë në spitalin e Firences.

" Së bashku me urimet e mia më të ngrohta dhe të përzemërta, për shëndet të plotë dhe jetë sa më të gjatë për Kardinalin tonë të dashur, Ernest Simoni Troshani, jam shumë i lumtur që pas ndërhyrjes kirurgjikale shëndeti i Tij paraqitet i kënaqshëm", theksoi Meta.

"Mirënjohje dhe falenderim të veçantë për të gjithë mjekët dhe personelin shëndetësor në spitalin e Firences të cilët u kujdesën me shumë profesionalizëm dhe dashuri që çdo gjë të shkonte sa më mirë", shtoi më tej Presidenti në mesazhin e tij.

"Zoti e bekoftë Kardinalin tonë të dashur dhe veprën e Tij të përjetshme, për gjithçka i ka dhënë kombit shqiptar dhe Kishës!", tha Meta, lidhur me gjendjen më të fundit shëndetësore të Kardinalit Ernest Simoni Troshani.

/NOA.al