Transmetuar më 29-07-2020, 16:55

Asgjë nuk është më si më parë që pas shpërthimit të pandemisë së koronavirusit.

Dhe kjo vihet re në shumë aktivitete që dikur mblidhnin mijëra e miliona njerëz.

Këtë të mërkurë nisi Pelegrinazhi i Haxhit në Arabinë Saudite, por ndryshe nga vitet e kaluara, këtë herë besimtarët kanë qenë të paktë në numër.

Rituali i përvitshëm zgjat pesë ditë dhe ky udhëtim konsiderohet si nga pesë shtyllat e islamit, dhe një detyrë që duhet ta kryejnë besimitarët myslimanë që mund ta përballojnë edhe fizikisht udhëtimin shpirtëror.

Këtë vit për shkak të Covid 19 është ka ndryshuar edhe organizimi i ngjarjes së rëndësishme fetare, pasi fluski i njerëzve që vizitojnë zonat fetare në Mekë, rrezikon përhapjen e virusit. /k.k/noa.al/