Maqedoni e Veriut, dy viktima dhe 141 raste të reja në orët e fundit
Transmetuar më 13-08-2020, 14:59

Koronavirusi vijon të shkaktojë shifra shqetësuese në Maqedoninë e Veriut.

Në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën dy persona si dhe janë shënuar 141 raste të reja infektimesh.

Rastet e fundit kanë dalë nga 1.848 testime të kryera.

Deri më tani numri total i personave të infektuar ka shkuar në 12.357 , prej të cilëve janë shëruar 8.662,  ndërsa 532 persona kanë humbur jetën. /a.y/noa.al