Transmetuar më 18-08-2020, 18:09

Pas zgjedhjeve të arritjes së marrëveshjes në Maqedoninë e Veriut, mbi qeverisjen e vendit tonë fiqnj, ka reaguar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Rama e quajti ditën e sotme një ditë të shënuar, lidhur me marrëveshjes e arritur mes Zoran Zaev dhe Ali Ahmetit.

Përmes një statusi në Twitter Rama ka uruar veçanërisht Ali Ahmetin.

“Ditë e shënuar për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, që falë marrëveshjes me fituesin e zgjedhjeve, Zoran Zajev, marrin një peshë të re në jetën politike të vendit fqinj. Urime të gjithëve, veçanërisht Ali Ahmetit, që me urtësinë e lidershipit të tij në vite ka bërë kaq shumë”, – shkroi kryeministri Rama.

Marrëveshja është përshëndetur nga i tërë komuniteti shqiptar. Besohet se nga kjo marrëveshje, shqiptarët që banojnë në vendin fqinj do të kenë më shumë hapësirë në qeverisjen e re, ashtu si dhe me shumë të drejta se më parë.

/NOA.al