Transmetuar më 19-08-2020, 09:09
Ilir Meta, Ali Ahmeti

Presidenti Ilir Meta përshëndet arritjen e marrëveshjes për krijimin e qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut.

Ai thotë se finalizimi i marrëveshjes për formimin e Qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut është një tjetër hap pozitiv për forcimin e institucioneve demokratike dhe përparimin e reformave.

Sipas tij, rritja e përfaqësimit të faktorit shqiptar në qeverisje, përfshirë dhe mundësinë e Kryeministrit shqiptar në të ardhmen, është tregues europianizues dhe vitalizues për forcimin e bashkëjetesës.

“Pas zgjedhjeve demokratike dhe konkurruese, fqinji ynë ecën me siguri të merituar për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian. Duhet të mësojmë prej tyre dhe të kthehemi në shina sa më parë, duke nisur me respektimin e Marrëveshjes së 5 qershorit dhe plotësimin e gjithë kushteve të tjera”, shkruan kreu i shtetit.

Në këtë formë Presidenti e cilëson si shembull arrëveshjen e arritur mes LSDM të Zoran Zaev dhe BDI të Ali Ahmetit. /a.y/noa.al