Transmetuar më 29-09-2020, 21:20



Për shkak të pandemisë ky mund të konsiderohet viti më i zymtë për turizmin kudo në botë.
Në vendin tonë, për Pogradecin ishte një vit edhe më i vështirë, pasi gjatë verës, qyteti piktoresk u vizitua nga pak turistë, vendas apo të huaj.
Por bukuritë e rralla natyrore që afron Liqeni i Ohrit po i shijojnë flamingot.
Falë moratoriumit që ndalon gjuetinë, flamingot janë shtuar shumë në Pogradec, duke i dhënë një bukuri me pamjet e rralla liqenit dhe qytetit.
Fotot që tregojnë pamjet madhështore nga liqeni i Pogradecit janë realizuar sot në një ditë të zakonshme vjeshte.
/NOA.al