Transmetuar më 13-11-2020, 17:22

Përdoruesit e videolojës së famshme “FIFA 21” tani mund të luajnë si Dua Lipa, e cila është bërë pjesë e lojës së fundmi, sikundër na kishte paralajmëruar javë më parë.

Përveç saj, disa të famshëm të tjerë janë bashkuar me modalitetin ‘FIFA Volta’.

Imazhi i saj është skanuar në azhornimin më të fundit të FIFA 21, por bashkë me të janë edhe disa emra të njohur.

Lewis Hamilton bën pjesë në këtë seri, ndërsa nuk mungon as David Beckham dhe kampioni i shumëfishtë i F1.

Muaj më parë u bë e ditur edhe se një këngë e Dua Lipës do të jetë kolonë zanore e videolojës “FIFA 21”.

Dua, e cila publikoi albumin e saj më të ri ‘Future Nostalgia’ këtë vit, tani paraqitet së bashku me Lewis Hamilton, David Beckham dhe DJ Snake

/S. H   /NOA.al