Transmetuar më 13-11-2020, 20:56

Bilanc lufte në vendin fqinj.

Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 25 viktima dhe 1,064 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Autoritetet shëndetësore i bën thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm sepse situata e COVID-19 mbetet serioze. Bilanci bëhet dramatik për faktin se Maqedonia e Veriut ka një popullsi prej rreth 2 milion banorë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë realizuar 3,096 testime për Covid prej nga ku rezultuan 1.064 raste të reja.

Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 507 pacientë të shëruar.

Rastet e reja të regjistruara në Shkup-541, Kumanovë-57, Dibër-4, Shtip-46, Prilep-24, Tetovë-57, Strugë-23, Veles-44, Manastir-43, Ohër-33, Kavadar-25, Gostivar-12, Gjevgjeli-11, Strumicë-23, Kriva Pallanka-8, Radovish-12, Krushevë-2, Koçan-10, Probishtip-4, Demir Hisar-2, Makedonski Brod-4, Pehçvë-7, Berovë-3, Valandovë-3, Vinicë-3, Dellçevë-3, Kratovë-2, Shën Nikollë-17, Kërçovë-25, Resnjë-6, Negotinë-10

/a.m/NOA.al