Këngët më të kërkuara në “Shazam” për vitin 2020
Transmetuar më 07-12-2020, 17:08

A e dini se cila është kënga më e kërkuar në aplikacionin “Shazam” për vitin 2020?

Rezulton se ajo është kënga me titull “Dance Monkey”.

Sipas të dhënave zyrtare, bëhet e ditur se kjo këngë është kërkuar mbi 24 milionë herë.

Në këtë renditje, “Dance Monkey” ndiqet nga ”Roses (Imanbek Remix)”, e Saint Jhn; ”Blinding Lights”, e The Weeknd; ”Breaking Me”, e Topic dhe A7S; ”Ride It”, e Regard; ”Don’t Start Now”, e Dua Lipa.

Më pas ”Memories”, e Maroon 5; ”Savage Love (Laxed – Siren Beat)”, e Jawsh 685 dhe Jason Derulo; ”Falling”, e Trevor Daniel, si dhe ”Someone You Loved”, e Lewis Capaldi. /k.k/noa.al/