Transmetuar më 21-12-2020, 11:16

Ashtu si pjesa më e madhe e Europës dhe jo vetëm, edhe Maqedonia e Veriut ka vendosur ndërprerjen e çdo fluturimi drejt Britanisë së Madhe deri në fund të vitit.

Shkak është bërë zbulimi i një mutacioni të ri të Covid-19 në këtë shtet.

Vend i vogël ballkanik, ka vendosur dy javë karantinë kush shkon në Maqedoni nga vende që kanë fluturime të hapura me Britaninë.

Më herët, Gjermania, Franca, Italia, Norvegjia, Turqia, Kanadaja, por edhe Argjentina, Kili e Maroku kanë pezulluar fluturimet me Britaninë. /e.a/noa.al/