Edhe pak ditë, pas 1 janarit nuk mund ta përdorni What’s App në këta celularë
Transmetuar më 28-12-2020, 18:44

Pas datës 1 janar të vitit 2021 Iphone 4 ose versione më të vjetra nuk do të mund të përdorin më aplikacionin e Whatsappit.

Platforma e mesazheve në pronësi të Facebook nuk do të funksionojë më tek ata aparatura që kanë iOS 9, programi operativ të prezantuar nga Apple në 2015-n.

Përdoruesit jo-Apple por që kanë një pajisje që operon me Android 4.0.3, gjithashtu do ta kenë të pamundur të përdorin aplikacionin.

iOS 9 ishte përditësimi i fundit i softuerit që iPhone 4 mund të përballonte. Apple prezantoi iOS 14 në shtator 2020. /k.k/noa.al/