Transmetuar më 09-03-2021, 19:21

Qielli mbi një vullkan që shpërthen në Indonezi është kthyer në ngjyrë vjollcë, gjatë një stuhie rrufesh duke dhuruar pamje spektakolare.

Imazhet treguan Mali Sinabung në Karo, Sumatra Veriore, që vazhdonte të lëshonte një kolonë hiri dhe tymi deri në 5 km në qiell ndërsa rrufetë gjëmonin sipër.

Sinabung u aktivizua jetë javën e kaluar, me 13 shpërthime të regjistruara vetëm të martën.

Ngjyra vjollcë e qiellit shkaktohet nga shpërndarja e dritës së bardhë.

Kjo për shkak të lagështirës, mjegullës dhe pluhurit në ajër, ndërsa fotografët fiksuan me aparatet e tyre këtë spektakël.