Transmetuar më 04-04-2021, 11:14

Kryeministri Edi Rama publikon shpesh gjëra me karakter humoristik për të sulmuar opozitën.

Kanalet e komunikimit “Instagram” apo “Facebook”  ai i përdor jo vetëm për të treguar punën e tij dhe të qeverisë.

Rama ka kritikuar një foto ku shihet një qen që fle në një nga zyrat elektorale të PD-së.

“Gjumi është ngjitës”, shkruan Rama në postimin e tij duke ironizuar kreun e PD-së Lulzim Bashën.

Rama shpeshherë ka pretenduar se “luli fle gjumë” dhe prandaj nuk duhet bërë kryeministër.

/a.m/NOA.al