Transmetuar më 20-04-2021, 13:51

Princi serb Philip dhe princesha Danica Karagjorgjevic kanë vizituar Prizrenin dhe zonën e Rahovecit në Kosovë.

Sipas mediave serbe çifti zhvilloi këtë fundjavë disa vizita në dy qytetet e Kosovës.

Mësohet se ata u takuan me një numër serbësh që jetojnë aty.

Në Prizren, ata morën pjesë në liturgjinë në Manastirin e Kryeengjëjve të Shenjtë.

Ata gjithashtu vizituan Seminarin Teologjik të restauruar të Shenjta Kirilit dhe Metodit.

Mediat serbe raportojnë se Princi Fillip është Karagjorgjevici i parë, pas Mbretit Aleksandër I, që ka vizituar Prizrenin.

Në të njëjtën ditë, pasdite, Princi Filip dhe Princesha Danica thuhet se kanë qëndruar në Hoçë të Madhe dhe Rahovec.

/a.m/NOA.al