Transmetuar më 03-05-2021, 14:29

Mbi 30 mijë tifozë të Interit e festuan titullin kampion në Serie A nëpër rrugët e Milanos,  duke shkaktuar polemika me shkeljen e rregullave për mbrojtje ndaj COVID-19.

Interi iu kishte bërë thirrje tifozëve të festonin me përgjegjësi, duke e respektuar distancën sociale dhe masat e pandemisë.

Sapo mbaroi ndeshja mes Sassuolos dhe Atalantës, mijëra tifozë u mblodhën në rrugët e Milanos, kryesisht në sheshin Piazza Duomo.

“Tani është koha për të festuar, për të gjithë tifozët e Interit. Një gëzim të cilin ju ftojmë ta shprehni në mënyrën më të përgjegjshme të mundshme: sepse ne jemi kampionë edhe për këtë”.

Kjo ishte thirje që Inter iu kishte bërë thirrje tifozëve të vet.

Por Italia është në mes të vaksinimit të popullsisë dhe rajoni i Milanos, Lombardia, është ndër më të prekurit nga koronavirusi.