Ironia pas takimit Basha-Ruçi/ “Sot, nisi lufta drejt fitores!”
Transmetuar më 04-05-2021, 12:39

Kreshnik Spahiu ka ironizuar pretendimet e kryetarit të Partisë Demokratike, pas rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit, ku tha se tani, “nis rruga drejt fitores”.

Spahiu ka ndarë sot një foto ku kreu demokrat, Lulzim Basha, është takuar me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi.

“FOTO E DITËS: Sot, nisi lufta drejt fitores…”, shkroi krahas fotos Kreshnik Spahiu.

Kujtojmë se ish-kreu i Alenacës Kuqezi, pas largimit nga Shqipëria, është shprehur gjithmonë skeptik lidhur me fitoren e opozitës.

/a.m/NOA.al