Transmetuar më 14-05-2021, 13:55

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga Fieri ku ishte sot paralajmëroi se beteja do të vazhdojë, duke besuar se vetëm rinia do të sjellë ndryshimin e premtuar.

“Për herë të parë, pas një kohe të gjatë, kësaj beteje i priu rinia dhe do vijojë ta prijë rinia!”, tha Basha, krahas një fotoje që publikoi krahas një të riu, gjatë takimit të sotëm.

Basha siç duket nuk e diskuton qëndrimin e tij në krye të PD-së.

Por ajo që ai tashmë beson se mund të sjellë ndryshimin e premtuar, për të rikthyer të djathtën në pushtet, është forca e rinisë.

/a.m/NOA.al