Transmetuar më 16-05-2021, 19:26

Në një luftë të pabarabartë për shkak të kapaciteteve të ndryshme të armatimit, militantët palestinezë janë përpjekur të gjejnë mënyra të ndryshme për të sulmuar forcat izraelite, të cilat janë gjithnjë në gatishmëri.

Tunelet nëntokësore janë një prej zgjidhjeve të Hamasit.

Sipas mediave, ato përdoren për të organizuar sulme të befasishme ndaj Izraelit dhe për të bërë kontrabandë armësh mes dy vendeve.

Gjatë ditëve të fundit të bombardimeve të aviacionit izraelit raportohet se është shkatërruar një rrjet i madh tunelesh të Hamasit në nëntokën e qytetit të Gazës.