Mashtrim me përdoruesit në WhatsApp. Kujdes nëse ju vjen ky kod!
Transmetuar më 20-05-2021, 11:03

Një mashtrim shqetësues i aplikacionit WhatsApp është raportuar nga disa përdorues, pasi iu mbyllën llogaritë.

Përdoruesit kanë marrë një mesazh, në dukje nga një mik, i cili thotë: “Përshëndetje, më falni, ju kam dërguar një kod 6-shifror gabimisht. A  mund të ma kaloni ju lutem? Është urgjente!”

Sipas raporteve ky kod u jep hajdutëve akses në llogarinë tuaj.

Nëse e dorëzoni kodin, do të thotë që dikush tjetër mund të ketë qasje në mesazhet tuaja duke ju penguar të përdorni WhatsApp.

Një përdorues i WhatsApp postoi në Twitter, rreth këtij fenomeni: “Tre anëtarët e familjes sime kanë humbur aksesin në WhatsApp e tyre këtë mëngjes”.

Mes atyre që janë mashtruar përfshihet edhe prezantuesi i njohur i Radio 2, Jeremy Vine. /a.m/NOA.al